Mistura jep dorëheqje nga pozita e të dërguarit të OKB-së në Siri

18 tetor 2018 | 16:00

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Misuta, ka bërë me dije se do të dorëhiqet në fund të muajit nëntor nga kjo pozitë, duke përmendur arsyet personale, teksa Qeveria Siriane e mbështetur nga Irani dhe Rusia kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje politike mbetet ende e paqartë.

Pavarësisht hapave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, de Mistura ka thënë se marrëveshja politike është ende zgjidhja e vetme “pasi alternativë e saj është vetëm zotërimi i tokave pa paqe”.

De Misura ka shërbyer më së gjati në këtë pozitë, të cilën e kanë mbajtur edhe dy diplomatë tjerë gjatë luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë dhe ata ndërkombëtarë kanë njoftuar për vdekjen e…