MIT dhe KOSTT me marrëveshje bashkëpunimi për projektet e reja

03 prill 2019 | 13:53

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) Pal Lekaj, të mërkurën priti në një takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSST), Ilir Shala, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi.

“MIT dhe KOSTT me anë të kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, rregullojnë mënyrën e bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket shtrirjes së rrjetit elektrik në brezin rrugor të rrugëve rajonale dhe autostradave të reja, e të cilat janë në pronësi të MIT-së”, thuhet në njoftimin e MIT.

Sipas kësaj ministrie, Lekaj ka deklaruar se ky bashkëpunim krijon lehtësira në implementimin me kohë të projekteve nga të dyja institucionet e që shkojnë në të mirë të qytetarëve dhe projekteve infrastrukturore.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, duke shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje me rëndësi për të dyja institucionet tha se bashkëpunimi me MIT-në do të mbetet i vazhdueshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret, e cila shpeshherë komentohet…