
MIT financon ndërtimin e bulevardit të Kamenicës me një milion euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën priti në takim kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, më të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e bulevardit në këtë komunë.
“Vlera totale e këtij projekti do të jetë një milion euro. Për vitin 2019 për këtë projekt, MIT-ja ka ndarë shumën prej 400 mijë euro, ndërsa shuma prej 600 mijë euro është planifikuar për vitin që vjen, në mënyrë që ky projekt të realizohet në tërësi”, thuhet nw njoftimin e MIT.
Sipas MIT, Lekaj, ka deklaruar se ndihet mirë që kryetari Kastrati është insistues dhe korrekt në raport me nevojat e qytetarëve, duke i premtuar atij se mbështetja e MIT-së nuk do të mungojë edhe në të ardhmen për këtë komunë.
Kryetari Kastrati, e falënderoi ministrin Lekaj, për qasjen ndryshe nga qeveritë e kaluara për Kamenicën, qasje kjo edhe e Qeverisë së Kosovës, e që po vërehet edhe nga qytetarët, të cilët tashmë po e vërejnë përkushtimin e kësaj qeverie në përkujdesje për ta si qytetarë të Kamenicës.