“10 rregullat e arta të sigurisë rrugore” drejt një komunikacioni më të sigurt
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të mërkurën ka bërë lansimin e fushatës “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT-së drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.
Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, ka deklaruar se MIT-ja, me anë të kësaj fushate, ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithëm i mjeteve qarkulluese.
Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrëzikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.
Iniciativa e sotme është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës.
/Epoka e re/