MIT tregon pse po asfaltohet rruga me kalldrëm në “Trepçë”

09 gusht 2019 | 17:31

Reagime të shumta pati gjatë ditës së djeshme se në Stan Tërg të Mitrovicës, një qytezë e gurit me bujtina e kalldrëm, po shkatërrohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), duke e asfaltuar. Kështu thuhet në reagimin e MIT.

Mit ka reaguar sot përmes një njoftimi për media duke thënë se ndërhyrja e tyre është bërë pas kërkesës së banorëve.
“Në bazë të planifikimit vjetor të menaxherit rajonal nga drejtoria e menaxhimit të rrugëve, planifikim ky në të cilin përfshihen të gjitha nevojat dhe kërkesat e banorëve, është paraparë asfaltimi i 263 metrave të mbetur të rrugës rajonale 22 kilometërshe R129, Mitrovicë – Bajgorë – Bicel. Ky vendim është marrë nga menaxheri kompetent, pas kërkesës së banorëve dhe konstatimeve se rruga është tërësisht e degraduar. Në të njëjtën kohë, asfaltimi është vazhduar edhe për këtë pjesë, me qëllim të evitimit të pengesave në lëvizjen e lirë dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në reagimin e MIT, duke u shtuar se “Ju njoftojmë, sipas mbikëqyrësve të rajonit të Mitrovicës, se e tërë pjesa tjetër e rrugës, deri tek ky 263 metërsh, është asfaltuar qysh para luftës, mbi kalldrëmin ekzistente”.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje!, më anë të një komunikate për medie, ka…