
Mitaj, gati për Shqipërinë
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka marrë një lajm të mirë në prag të grumbullimit të këtij muaji për kualifikimet e Botërorit 2026. Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj është rikthyer në stërvitje tek Al-Ittihadi dhe do të jetë i gatshëm për lojë në vikend.
Mitaj ishte lënduar javë më parë dhe ekipit nga Arabia Saudite i mungoi në 5 ndeshjet e fundit kampionale. Megjithatë, ai tashmë do të jetë i gatshëm për lojë dhe pritet të ftohet nga Sylvinho për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën, të cilat Shqipëria i luan në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Rikthimi i Mitajt nga lëndimi është një lajm i mirë për Sylvinhon, i cili po shpreson që për ndeshjet e këtij muaji ta ketë në dispozicion edhe Ardian Ismajlin e Empolit.