Mitaj: I lumtur për debutimin dhe fitoren
25 shtator 2024
| 15:25
Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë debutoi me Al Ittihad në ndeshjen e Kupës ndaj Al Ain. Ai luajti 71 minuta, duke ndihmuar ekipin në fitoren e pastër 3-0.
Mitaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i lumtur për debutimin. “I lumtur për debutimin dhe fitoren”, ka shkruar Mitaj. Vëmendja tani është në kampionat, aty ku ekipi i Laurent Blanc pret Al Khaleej.