Mitaj transferohet në Arabi
Pas prezantimit të shkëlqyer në “Euro 2024” me Shqipërinë, Mario Mitaj është përfolur në shumë skuadra të mëdha, por lëvizja e pritur nuk ndodhi. Tashmë që merkato është mbyllur në ligat kryesore, mbrojtësi i talentuar shqiptar ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite.
Anësori i kombëtares ka firmosur një kontratë me ekipin e Al-Ittihad, ku shkon në formë huazimi me të drejtë blerje. Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua në orët e vona.
Mitaj do të luajë në një ekip me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit si Benzema dhe Kante, ndërkohë që trajner është Loran Blanc, i cili më parë ka drejtuar dhe kombëtaren franceze. Ittihad do t’iu paguajë rusëve 1.2 milionë euro për transferimin e Mitajt. Në fund të sezonit ai mund të blihet për 5 milionë euro. Futbollisti do të marrë një shifër të majme, 3 milionë euro në sezon.