Mitchell dhe Mogherini në Shkup, në mbështetje të referendumit

13 shtator 2018 | 08:51

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, viziton sot Maqedoninë.

Ditëve të fundit, personalitete të larta amerikane dhe evropiane kanë qëndruar në Shkup për t’i dhënë mbështetje referendumit të 30 shtatorit, lidhur me Marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit.

Mitchell do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

Mitchell do të ketë takime edhe me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjatë fundjavës, në Shkup është paralajmëruar edhe vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Të gjithë diplomatët amerikanë, gjatë vizitave në Shkup, kanë theksuar mbështetjen e fuqishme për Marrëveshjen me Greqinë, si mundësi e vetme për procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, raporton “REL”.

Në këtë kuadër janë edhe mesazhet e diplomatëve evropianë.

Mesazhe të tilla priten edhe nga vizita e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila gjithashtu sot do të vizitojë Maqedoninë.

Mogherini do të takohet me drejtuesit e institucioneve shtetërore, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…