Mitchelli: ShBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit

22 qershor 2018 | 14:27

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Wess Mitchell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë synim të përbashkët reformimin e Ballkanit në rrugën drejt BE-së.

Mitchelli, në një fjalim në Institutin Carnegie Europe në Bruksel, ka thënë se pavarësisht disa dallimeve midis ShBA-së dhe BE-së, ka shumë çështje që i bashkojnë aleatët.

“Amerika dhe Evropa kanë interes të përbashkët që bota të jetë e lirë, që Rusia të përgjigjet për aneksimin e Krimesë, që të ndalojë përdorimi i armëve kimike dhe që të ndërpriten politikat e padrejta tregtare të Kinës”, ka thënë Mitchelli, transmeton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”.

Po ashtu, Mitchelli ka thënë se Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian rreth Kosovës dhe Serbisë.

Dy vendet janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Liberisë ka hedhur poshtë raportet në…