Mitingu i Poezisë dhe “Ndihmat”
Mitingu i Poezisë i pesëdhjeteshtati me radhë u mbajt para dy ditëve në Gjakovë. Miting ky tradicional dhe njëra ndër ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë me një histori të bujshme në fillimet e veta.
Dikur java e mitingut të krijonte rrëqethje deri në shpirt me frymën që i jepte qytetit dhe emrat e mëdhenj që bashkonte.
Tash ka kohe që ajo frymë ka rënë sidomos viteve të fundit e bashkë me të kanë rënë edhe vlerat konkurruese dhe vlerësuese. Një zbehje të madhe ia ka dhënë këtij eventi kulturor një përçarje e brendshme dhe pandemia natyrisht. Për fat të keq përbrenda në shpirtin e disa krijuesve aty ose pse të mos themi edhe pseudo krijuesve ka zënë vend edhe politizimi ekstrem si hakmarrje në momentet e “nevojshme”.
Kësaj radhe Mitingu kishte të veçantat e veta pozitive dhe negative. Pozitive ishte mënyra e organizimit duke përfshirë edhe krijuesit nga skaje të ndryshme të botës si dhe ambienti që ishte i mrekullueshëm e deri te elokuenca e organizatoreve (të cilët janë miq të mi te vjetër!.
Negative ishte ndarja e ndihmave artistike si “çmime” ku shihej çartë se ato u bënë mbi baza shpagimi, parapagimi, shpërblimi, simpatie, klanizmi etj. Të vetmet çmime që s’kam vërejtje janë: Çmimi për vepër jetësore dhe për poezinë më të mirë të mbrëmjes!
Konkursi për librat më të mirë të botuar ne mes të dy mitingjeve u hap me pesë prill dhe zgjaste një muaj deri me pesë maj. Mirëpo me gjashtë e deri me tetëmbëdhjetë prill vendi ishte në mbyllje totale që do të thotë tek juria për përzgjedhjen e librave nuk arriti asnjë libër.
Pastaj nga mbyllja e konkursit e deri te vlerësimi për librat me të mirë ishin vetëm dy jave kohë. Miqtë e mi organizatore thane se kane arritur me dhjetëra libra me poezi dhe proze…
Duke njohur nga afër tre anëtarët e jurisë të cilët edhe janë miq te mi te vjetër dhe duke njohur obligimet e tyre në punë e familje jam shume i sigurt që librat konkurrent nuk janë lexuar as për se afërmi. Një gjë e tille ka qene e pamundur edhe teknikisht për faktorin kohe. Si u ndan çmimet pra?
Në baza shoqërore, nga simpatia ndaj autorit, bazuar ne titullin interesant të librit apo nga preferenca e ngjyrave të koperinë?
Unë isha konkurrent kësaj radhe meqë u binda që pas njëzet viteve që botoj, arti im është pjekur për konkurrencë. Ky ishte konkurrimi im i pare dhe i fundit. I fundit se mendoj qe tashme arti im i tejkalon kufijtë e mundësive vlerësuese artistike të vlerësuesve…
Në vitin 2002 lexova për herë të parë në orën e madhe letrare dhe njeri ndër miqtë e mi të mirë ishte i pakënaqur me prezencën time në skene (eb) nuk e di pse por kurrë nuk i mbajta inat. Ne vitin 2005 njëjte, i njëjti prapë edhe unë i njëjti. Nuk pata rast më të jem pjesë e këtij eventi kulturor për katërmbëdhjetë vjet me radhë. Dhjetë vite më parë e dërgova një poezi për lexim, kisha shumë emocion por nuk e lejoi leximin e saj, miku im i mirë dhe në këtë rast i dërgova një kafe nga “Skorpioni” përmes kamarierit, nuk i mbajta inat dhe nuk mund mbajë asnjëherë. Dera e familjes së tij për mua është e hapur në çdo kohë por kjo nuk më bënë mua të mos e shpreh pakënaqësinë time në qasjen që kanë ndaj Mitingut të Poezisë.
Ajo është një ngjarje e madhe kulturore që u themelua nga emra të mëdhenj dhe ne asnjë mënyrë nuk lejohet privatizimi i saj dhe kënaqja e apetiteve të pesë a gjashtë personave privatizues.
Miqtë e mi përgëzime për organizimin e Mitingut dhe shpresoj qe t’i eliminoni këto dukuri negative në vitet që kemi përpara.
(PS) – Çmimin që ma ndatë mua, pasi që unë e vlerësova artin tim edhe të vendit të parë dhe të dytë, vendosa në shenj proteste kur të kthehem në Kosove t’ua kthej mbrapa. Faleminderit!
Shpend Gjocaj