Mitrovica dhe Gjakova shkëmbejnë përvojat për punën e kuvendeve komunale
21 mars 2022
| 14:31
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, kanë pritur të hënën në takim homologet nga Gjakova, kryesuesen Arbënesha Kuqi, si dhe drejtoreshën, Adea Roka.
Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione, ndërsa me theks të veçantë kanë diskutuar për rregulloret dhe planet e punës së Kuvendeve komunale.
Kryesuesja Broja ka falënderuar mysafiret nga Komuna e Gjakovës për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, me qëllim të ndarjes së përvojave të mira dhe sfidave të kuvendeve komunale dhe të komunës në përgjithësi.