‘Mitrovica e ka shansin historik, Bedri Hamzën. Boll është ngrohur me bërthama të kumbullave’
Gazetari, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Zeka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Mitrovica nuk duhet ta humb shansin historik më 17 tetor.
Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës duhet ta votojnë njeriun që respekton familjen, kombin dhe shtetin, sepse sipas tij, qytetarët e kësaj komune boll janë ngrohur me bërthama të kumbullave.
“Mitrovicë: Mos e humbë shansin historik. Votoje njeriun që respekton familjen, kombin dhe shtetin. Boll ka ba hajgare me Ju, Agim Bahtiri. Boll jeni ngroh me bërthama të kumbullave. U kënaqët me vithet e Shakirës, atë ditë kur Gima e ‘hapi’ urën. Votojeni Bedri Hamzën, jo si parti, po si njeri!”, ka shkruar Zeka.