Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

22 gusht 2023 | 13:32

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës të martën është bërë anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion.

Kryetari i AKK-së, Agim Aliu në fjalën e tij tha se “ky është Kuvend i Jashtëzakonshëm i cili ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar më 30 qershor 2001 pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit në Kosovë.

Nga 38 komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitetet tona, japin ide e sugjerime, marrin pjesë në gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendit, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.

Po ashtu komunat anëtare marrin shërbime, projekte e zhvillim të kapaciteteve nga Asociacioni i Komunave dhe Qendra e Trajnimit brenda Asociacionit.

Anëtarësimin e një komune në Asociacion e bën Kuvendin i AKK-së me shumicën e votave, dhe pas kërkesës së një komune, e cila bën kërkesë pas vendimit të Kuvendin e Komunës përkatëse ku shpreh interesim, dëshirë dhe nevojë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

“E tillë është edhe kërkesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kërkoj nga ju që sot të shqyrtojmë këtë Kërkesë dhe të vendosim me anë të votimit për anëtarësim të Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, ka thënë Aliu.

Pas anëtarësimit, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në fjalën e tij tha së është i lumtur për këtë anëtarësim, për çka falënderoi delegatët e Kuvendit të Asociacionit dhe tha se do të japin kontributin e tyre në sfidat dhe adresimet e qeverisjes lokale në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lansuar një fushatë për…