Mitrovica e Veriut refuzon kërkesën për peticion për shkarkimin e Atiqit

12 dhjetor 2023 | 13:24

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ai ka thënë se kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

“S’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Administrativ”, ka thënë Uglanin për “Express”.

Ai ka thënë se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL-së që nuk e kanë pranuar kërkesën.

Uglanin ka bërë me dije se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 500 kilogramë të bimës kanabis janë sekuestruar të martën…