Mitrovica fillon me zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit
13 mars 2020
| 10:44
Mbrëmë është dezinfektuar objekti i Komunës së Mitrovicës si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID- 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të zyrtarëve dhe qytetarëve të Mitrovicës.
Po ashtu sonte do të bëhet edhe dezinfektimi i objektit të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike, përkatësisht objekteve e hapësirave punuese e pritëse të stacionit të autobusëve, ndërmarrjeve publike, institucioneve arsimore dhe kulturore.
“Pa panik, vetëm kujdes e masa efektive, për parandalimin e këtij virusi”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.