![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/IMG-337177039fbb3c80235637fe20f98b9f-V-1024x682.jpg)
Mitrovica fiton edhe titullin
30 maj 2019
| 00:21
Pas triumfit në garat e Kupës së Kosovës, skuadra e Mitrovicës është kurorëzuar me meritë edhe me titullin e kampionit në Ligën e Femrave.
Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”, mitrovicaset kanë fituar me rezultat bindës kundër skuadrës kaçanikase, Bazeli 2015, me shifrat 12:1.
Mitrovica e ka mbyllur këtë edicion të garave me 67 pikë, duke regjistruar 22 fitore e 1 barazim dhe 1 humbje. Ky është titulli i dytë radhazi për Mitrovicën, skuadër kjo e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve për femra.