Mitrovica ndërmerr aksion për zgjidhjen e kaosit në trafikun rrugor
04 prill 2018
| 18:07
Drejtorja për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë iniciuar aksionin për largimin e automjeteve të cilat parkohen në vende që nuk janë të parapara për parkim.
Drejtori i Infrastrukturës Naser Muja, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në të kundërtën nga organet e rendit do të filloj edhe aplikimi gjobave.
“Ky aksion nuk ka për qëllim që të ndëshkohen qytetarët e Mitrovicës, por meqenëse jemi në sezonin kur pritet frekuentim edhe më i madh nga mërgimtarët, duam që të sigurohet një lëvizje e lirë për të gjitha automjetet”, ka thënë drejtori Muja.