Mitrovica nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 Nëntorit
Për nder të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët komunalë, asamblistë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë që nga mëngjesi homazhe tek ata që ia sollën lirinë Kosovës, dëshmorët e kombit.
Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, ku të gjithë bashkërisht vendosen buqetë me lule të freskëta, për të vazhduar më pastaj nderimin në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Më tutje, delegacioni i kësaj komune ka vënë buqeta lulesh tek pllaka përkujtimore e dëshmorit Artim Jashari, shtatorja e heroit Harun Bekën, shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti, shtatorja e dëshmorit Safet Boletini, shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, shtatores së Mehë Ukës, të gjithë në Mitrovicë.
Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në shtatoren e Heroit Kombëtar Isa Boletini, në sheshin e qytetit.
/Epoka e re/