Mitrovica pësoi humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve

08 gusht 2018 | 12:57

Skuadra kampione e Kosovës në Superligën e femrave, Mitrovica, ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve.

Vashat mitrovicase kanë pësuar me rezultat të thellë 6:1 nga kampioni i Hungarisë, MRK Hungaria, në kuadër të grupit 4, ndeshjet e të cilit grup zhvillohen prej 7 deri më 13 gusht në Hungari.

Ndeshjen e dytë Mitrovica do ta luajë më 10 gusht kundër kampionit të Çekisë, Slavia Pragë, derisa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup e luan kundër kampionit të Turqisë, Atasehir Belediyerspor, më 13 gusht.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Toni Kroos ka thënë se Real Madridi do ta…