Abdixhiku: Mitrovica, simbol i bashkimit dhe rezistencës kombëtare, shqiptarët janë pak për t’u ndarë, e përçarë
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixiku ka mbajtur tubim me qytetarë në qytetin e Mitrovicës.
Abdixhiku nga atje ka thënë se Mitrovica është simbol i përpjekjes për bashkim e nevojës për rezistencë dhe po ashtu kujtesë e përhershme e asaj që populli ynë mund të arrijë kur është i bashkuar, kur nuk ndahet e kur nuk përçahet.
Kreu i LDK-së ka thënë se shqiptarët janë pak për t’u ndarë, e përçarë.
“Dhe sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për atë frymë të Mitrovicës, për atë energji të pathyeshme që e bën këtë qytet kaq të veçantë.
Prandaj nuk jam sot mes jush të ju ftoj nëndarje e përcarje. Të ju nxis në urrejtje ndaj tjetrit. Të ju ndajënë patriot e tradhëtarë, me mua apo me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Fushatën e vazhduam në qytetin e Mitrovicës,
Mitrovica është më shumë se një qytet – Mitrovica është simbol i përpjekjes për bashkim e nevojës për rezistencë! Mitrovica është një kujtesë e përhershme e asaj që populli ynë mund të arrijë kur është i bashkuar, kur nuk ndahet, kur nuk përçahet!
Ky qytet ka qenë gjithmonë zemra e Kosovës. Mitrovica ka lindur dhe rritur njerëz të pashembullt, punëtorë, intelektualë, artistë dhe heronj që i dhanë Kosovës shpirt dhe jetë. Nga gurët e kombinatit të Trepçës që kanë ushqyer ekonominë e vendit për dekada, deri te rrugët dhe sheshet ku çdo anë frymon histori, Mitrovica është dhe do të mbetet simbol i forcës sonë kombëtare.
Dhe sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për atë frymë të Mitrovicës, për atë energji të pathyeshme që e bën këtë qytet kaq të veçantë.
Prandaj nuk jam sot mes jush të ju ftoj nëndarje e përcarje. Të ju nxis në urrejtje ndaj tjetrit. Të ju ndajënë patriot e tradhëtarë, me mua apo me Serbinë!
�Jemi pak për tu ndarë!
Jemi pak për tu sharë!
Jemi pak për të nxitur urrejtje ndaj tjetrit!
Kemi kundërshtarë jashtë mjaftë!
Sot jam këtu të ju shtroj dorën e afrimit, tëshpalosi programin e ndryshimit e mbi tëgjitha, të përhapë kushtrimin e djathtëkombëtar se koha për LDK-në sërish ka ardhë!