Mitrovicasi ia vë zjarrin një kafiterie
27 nëntor 2022
| 09:03
Një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës është arrestuar pasi dyshohet se ia ka vënë zjarrin një lokali-kafiterie, ku për pasojë është djegur dera e lokalit dhe një pjesë e tepihut është dëmtuar.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth orës 17:30.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.