Mitrovicasit ndjekin sirianin me lopatë, ngacmoi gruan e njërit nga banorët

15 maj 2021 | 19:56

Një refugjat sirian dyshohet ta ketë ngacmuar gruan e njërit prej banorëve tek një lagje pranë Urës së Gjakut në Mitrovicë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i banorëve të lagjes të cilët e rrahën dhe ndoqën me lopatë sirianin, për ta larguar nga lagjja, raporton Mitropol.

Siç thonë dëshmitarët, Policia arrestoi sirianin i cili tashmë ndodhet në stacionin policor.

Sot dhe dje po ashtu pati arrestime të refugjatëve sirianë për vjedhje dhe therje me thikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një refugjat sirian dyshohet ta ketë ngacmuar gruan e njërit…