Mitrovicë, 14 shkolla jo të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor (VIDEO)
03 shtator 2018
| 21:22
Në shkollën e mjekësisë, “Xheladin Deda” në Mitrovicë nxënësit janë liruar më herët, meqenëse në ditën e parë të mësimit, nuk pati orar të plotë.
Por, në disa klasë, nuk pati fare mësim. Kjo për arsye të ngecjes së punimeve brenda tyre, sikur edhe në korridore e tualete, njofton Klan Kosova.
Sekretarja e shkollës që nuk ka as dy vite që është ndërtuar, nuk është ndarë e kënaqur me punimet.
Për tërë këto stagnime dhe mungesë të kushteve higjeno – sanitare, drejtoria e inspeksionit tash e 1 javë ka dal në terren.
E në këtë inspektim në 20 shkolla, gjeti se vetëm 6 prej tyre i plotësojnë kushtet.