Mitrovicë e Veriut: Policia konfiskon një armë dhe targat e një veture
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe targat e një veture.
Pronari i veturës “Lada Niva” një mashkull 64-vjeçar, serb i Kosovës është shoqëruar në stacionin policor ku edhe është intervistuar.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, tek një parking afër “Tre Rrokaqiejve”.
Kështu ka thënë për “Klankosova.tv” zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.
“Janë konfiskuar targat e një veture ‘Lada Niva’. Vetura kishte targat e Novi Pazarit. Gjatë kontrollimit të veturës, poshtë ulëses është gjetur një armë e llojit ‘Crvena Zastava’ një karrikator, pa municion”, tha Elshani.
Elshani ka treguar arsyet e bastisjes.
“Gjatë verifikimit të targave, ato kanë dalë të dyshimta pasi që kanë rezultuar se i takojnë një veture tjetër”, ka thënë ai.
“Është njoftuar prokurori. Është lëshuar urdhër për konfiskimin e targave të veturës”, tha Elshani.