Mitrovicë, fillon zbatimi i planit strategjik për sigurinë në trafik

01 qershor 2021 | 12:45

Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (ShPI), Naser Muja, ka pritur në takim komandantin e stacionit policor në jug, Ahmet Xhosha, si dhe zëvendëskomandantin e këtij stacioni, Fitim Zahiti, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale në trafik.

Komandanti Ahmet Xhosha, ka njoftuar drejtorin Muja, për hartimin e një plani strategjik që ka të bëjë me sigurinë në trafik si dhe për fazat e implementimit të këtij plani, ku fillimisht do të realizohet përgjatë rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”.

Më tutje, ai ka thënë se qëllimi kryesor i këtij plani është që të ofrohet një siguri dhe vetëdijesim për të gjithë pjesëmarrësit në trafik sepse gjatë inspektimeve në terren nga zyrtarët policor janë identifikuar disa problematika, në disa pika të segmenteve rrugore, ku aktualisht kemi edhe një numër më të madh të aksidenteve si pasoje e pengesave në rrugë dhe trotuare.

Ndërsa drejtori i DShPI-së, Naser Muja, ka ofruar bashkëpunimin e tij në realizimin e këtij plani strategjik, duke theksuar se hapësirat për shfrytëzim të parkingjeve publike gjinden përgjatë rrugës “Nexhip Draga”, si dhe tek “Tregu i Gjelbër”, në afërsi të shkollës së muzikës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës aktualisht nuk e ka asnjë rast aktiv…