Mitrovicë, mbahet diskutimi në kuadër të projektit Derë më Derë 65+ Fuqizimi në Teknologji
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, organizata “Center for Education and Community Development Friends” në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë organizuan tryezë diskutimi në kuadër të projektit Derë më Derë 65+ Fuqizimi në Teknologji.
Në këtë takim, i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, drejtoresha ekzekutive nga OJQ “CECD-Friends”, Valbone Sadiku, stafi mjekësor dhe pensionistë.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu është drejtuar drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili pasi ka shpalosur të arriturat e kësaj drejtoria që nga marrja e detyrës në krye të kësaj drejtorie, ka theksuar se ofrimi i shërbimeve shëndetësore kualitative është prioritet i kësaj drejtorie.
“Drejtoria e Shëndetësisë në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët ka shtuar stafin mjekësor dhe ka funksionalizuar ambulantat shëndetësore në vendet rurale. Po ashtu janë formuar ekipe shëndetësore të cilat ofrojnë shërbime mjekësore për kategoritë me të ndjeshme të qytetarëve, përfshirë këtu të moshuarit dhe pensionistët në ofrimin e vizitave shëndetësore sistematike”, ka theksuar Shabani.
Gjatë këtij takim është biseduar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, trajnimeve në fushën e teknologjisë si dhe përkrahjen e personave 65+.
Ky projekti është mbështetur nga Caritas Kosova.