Mitrovicë, mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në mbledhjen e 33-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, dhe në prani të anëtarëve të KPF-së, drejtorëve komunal, janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2024/2025; Propozim-vendimi për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarjen e bursave; Kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, si dhe Raporti financiar për periudhën janar – shtator 2024.
Vlen të potencohet se të njëjtat pika të rendit të ditës do të kalojnë për miratim dhe shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës që do të mbahet në fund të këtij muaji.