Mitrovicë, miratohet vendimi për rialokimin e mjeteve financiare nga fondi rezervë

02 nëntor 2020 | 13:03

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, si dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës ishte rishqyrtimi i vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0067314/20-1 të datës 26.10.2020 për rialokimin/transferin e mjeteve financiare nga fondi rezervë.

Me këtë rast, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar asamblistët lidhur me rishqyrtimin e vendimit në fjalë duke u bazuar në Ligjin e financave të pushtetit lokal nr. 03/L-049, Neni 25, respektivisht të respektohet granti i arsimit si dhe Nenin 5 të Ligjit për buxhetin e rishikuar nr. 07/L-14.

Pas disa diskutimesh, kjo pikë me shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal, për t’u dërguar pastaj te Ministria e Financave për rishqyrtim dhe rialokim të mjeteve nga fondi rezervë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës është në kontroll…