Mitrovicë, ndërtohen hapësirat e veçanta për vendosjen e kontejnerëve
07 nëntor 2022
| 16:15
Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit sot ka përfunduar ndërtimin e hapësirave të veçanta për kontejnerë në disa pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ka bërë me dije se në vitin e ardhshëm është paraparë ndërtimi i hapësirave të tilla edhe në vende të tjera.
Gjithashtu ai kërkon nga qytetarët që të hedhin mbeturinat në vendet e destinuara, e jo jashtë kontejnerëve, pasi që në rast të ndotjes së ambientit pason ndëshkimi me gjoba.