Mitrovicë, përfundojnë dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2024-2026
Kanë përfunduar dëgjimet buxhetore me qytetarë të mbajtura në Komunën e Mitrovicës. Këtë vit, me vendim nga ana e kryetarit është formuar edhe grupit punues për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore 2024-2026, të cilët kanë hartuar orarin e dëgjimeve buxhetore për planifikim të buxhetit për vitet 2024-2026.
Në komunën e Mitrovicës janë mbajtur nëntë dëgjime buxhetore, katër prej tyre janë mbajtur në fshatrat Shupkovc, Kçiq, Rahovë dhe Koshtovë, ndërsa pesë prej tyre janë mbajtur në sallën e kuvendit komunal.
Në këto takime kanë marr pjesë drejtor të drejtorive komunale, administrator të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë.
Fillimisht, në këto dëgjime, përfaqësuesit komunal, kanë shpalosur synimet e komunës për buxhetin e vitit 2024 dhe planifikimin për vitet 2025 dhe 2026, dhe kanë treguar për projektet që do të zhvillohen në lokalitetet e tyre, ndërsa të gjithë të pranishmit janë pajisur me materialet informuese të projekteve kapitale që janë planifikuar të realizohen gjatë viteve në vazhdim në lokalitetet e tyre.