Mitrovicë, policia arreston dy persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata
22 prill 2022
| 12:02
Gjatë ditës së sotme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në dy lokacione të ndryshme ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
“Mbi bazën e urdhëresave aktive janë arrestuar të dyshuarit: O. Q., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ me dënim burgimi prej njëzet (20) muajve. R. Z. 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për tri vepra penale ‘Vjedhje e rëndë’ me dënim burgimi prej nëntëmbëdhjetë (19) muajve”, ka njoftuar Policia e Kosovws.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.