Mitrovicë, zgjedhën këshillat e ri të fshatrave në Kçiq të Madh dhe Kçiq të Vogël
Në fshatrat Kçiq të Madh dhe Kçiq të Vogël janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.
Në fshatin Kçiq të Madh, kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Fatmir Salihu dhe janë përzgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit.
Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 46 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.
Gjithashtu zgjedhjet për kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në Kçiq të Vogël, ku morën pjesë 34 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Kçiq i Vogël u zgjodh, Shahin Fetahu, ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtarë.
I pranishëm në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillit ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, si dhe anëtarët e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, Armend Begu, Xhyljeta Morina Imeri, Majlinda Kurti, Jeton Ujkani dhe Valbona Sadiku.
Në fjalën e tij, nënkryetari Tahiri ka thënë se është për t’u vlerësuar pjesëmarrja dhe fryma demokratike e promovuar, ndërsa kryetarëve Fatmir Salihu dhe Shahin Fetahu, iu urojë suksese duke premtuar bashkëpunim të ngushtë në të mirën e fshatrave dhe lagjeve.