Mitrovicë, zgjedhët kryetari dhe këshilli i fshatrave Shupkovc, Zasellë dhe Cërnushë
08 qershor 2023
| 14:22
Janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të fshatrave Shupkovc, Zasellë dhe Cërnushë në Mitrovicë.
Në një frymë demokratike, kryetar i Këshillit është zgjedhur Nexhat Shabani, ndërsa këshilli i fshatit do të ketë në përbërje gjithsej 9 anëtarë.
Procesi i përzgjedhjes është realizuar në prani të nënkryetarit të komunës, Arian Tahiri dhe anëtarëve të komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, Jeton Ujkani, Valbona Sadiku, Majlinda Kurti, Xhyljeta Morina Imeri.
Nënkryetari Tahiri, pasi i uroi suksese kryetarit dhe këshillit të fshatrave, u zotua për bashkëpunim të ngushtë në të mirën e banorëve të fshatrave.