Mitsunori Ogasawara merr pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të ”Projekti për Mbështetje në Deminimit në Komunën e Mitrovicës”
Në bazë të skemës së Ndihmës së Granteve për Projekte të Grass Roots dhe Sigurisë Njerëzore (GGP), Z. Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzim-pranimit të ”Projekti për Mbështetje në Deminimit në Komunën e Mitrovicës” me një shumë prej 60,145.00 euro për “Norwegian People’s Aid-Ndihma e Popullit Norvegjez”.
Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës përpos z. OGASAWARA Mitsunori, i ngarkuar me Pune ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë, edhe z. Faruk MUJKA, nënkryetar i Komunës se Mitrovicës, z. Ahmet SALLOVA, drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim dhe z. Charles FRISBY, drejtor për Kosovë në Norwegian People’s Aid.
Qëllimi i projektit ishte pastrimi i tokave të ndotura nga mbetjet e municioneve thërrmuese, për përdorim të sigurt nga banorët lokalë dhe popullatës përreth në fshatin Bare, Komuna e Mitrovicës. Përmes këtij projekti, u lëshuan gati 100 hektar tokë dhe 413 banorë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti duke rifituar qasjen në pyll dhe tokë kullose për blegtori. Qeveria e Japonisë prezantoi për herë të parë GGP-në 1989 në mënyrë që të përmbushte nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim.
Ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të zhvillimit në nivelin bazik apo fillestar. Qëllimi është të përmirësojë nevojat Themelore të Njeriut dhe fushat kryesore të synuara janë shëndetësia, edukimi, mjedisi dhe mirëqenia sociale. Synon të përmbushë nevojat e ndryshme të komuniteteve lokale dhe të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë, duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në një mënyrë të shpejtë dhe precize.
Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën e GGP edhe para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma totale e GGP Japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3,032,425 EUR për 48 projekte (përfshirë 1 GGP Kulturore) në të gjithë vendin
Të pranishmëve u është drejtuar edhe me një fjalim rasti, OGASAWARA Mitsunori, i ngarkuar me Pune ne Ambasadën e Japonisë në Kosovë.
Fjalimi i plotë i z. OGASAWARA Mitsunori
I nderuar Z. Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës
Z.Sallova, Drejtor i Qendrës Koordinuese për Deminim,
Z.Frisby, Drejtor për Kosovë i Norwegian People’s Aid,
Mysafir të nderuar, Zonja dhe zotërinj, Është kënaqësia ime e madhe të jem sot këtu për ceremoninë e dorëzim-pranimit të “Projektit për Mbështetjen e Deminimitnë Komunën e Mitrovicës”. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar me mirënjohjen time për Komunën Mitrovicës dhe Qendrën e Veprimit ndaj Minave të Kosovës për mbështetjen e tyre në këtë projekt. Gjithashtu, unë do të doja të shprehja vlerësimin dhe respektin tim për ekipin e “Norwegian People’s Aid”, për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale. Duhet të ketë qenë sfiduese zbatimi i këtij projekti gjatë kohës së paparashikuar të pandemisë. Ka më shumë se një vit që kur Covid-19 filloi të përhapet në të gjithë botën. Të gjithë jemi përballur me vështirësi për të ndryshuar mënyrën e jetës së përditshme në mënyrë që të ballafaqohemi me situatën.
Sidoqoftë, besoj se nuk është hera e parë që shumë prej banorëve në këtë zonë përballen me sfidën për hir të ballafaqimit me mjedisin në të cilin jetojnë. Kosova ka qenë e trazuar me minat e mbetura tokësore, municionet thërrmuese dhe mjetet e pashpërthyera(UXO) qe nga konflikti në vitet 1990. Bazuar në hulumtimin e tyre në 2015, Ndihma e Popullit Norvegjez (NPA) identifikoi 30 zona, e cila është gjithsej 890 hektar në rajonin e Mitrovicës e cila ishte ende e ndotur me mbetje shpërthyese të luftës (ERW).
Kur NPA aplikoi për Asistencën e Grantit Japonez për Projektet e Sigurisë Njerëzore Grass-Roots (GGP) në 2019, ishte 20 vjetori i Konventës për ndalimin e Përdorimit, Grumbullimit, Prodhimit dhe Transferimit të Minave Anti-Personel dhe Shkatërrimin te tyre, i cili hyri në fuqi i njohur si Traktati i Otavës. Japonia si një palë në këtë Konventë, ne kemi ofruar mbështetje për përpjekjet e tilla si pastrimi i minave në vendet dhe rajonet në botë që nga viti 1998, duke përfshirë shumë vende të Ballkanit Perëndimor si Kosova.
Sot, rreth 100 hektar në fshatin Bare u pastruan përmes këtij projekti. Jam shumë i kënaqur të dëgjoj se 413 njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga projekti duke rifituar qasjen në pyll dhe tokë kullotë se për blegtori. Përveç kësaj, vlen të përmendet se projekti dha një kontribut të rëndësishëm në planin strategjik kombëtar të Kosovës i cili synon të pastrojë municionet thërrmuese dhe minat tokësore deri në vitin 2024.Japonia ka qëndruar pranë Kosovës në përpjekjet e tyre për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.
Ambasada Japoneze do të vazhdojë të mbështesë përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë. Shpresojmë që një mjedis më i sigurt të mundësojë edhe zgjatjen e jetesës së njerëzve. Përveç kësaj, ne shpresojmë që ky bashkëpunim midis Kosovës dhe Japonisë në nivelin bazë do t’i sjellë njerëzit e të dy vendeve më afër në zemrat e tyre.
Ju faleminderit shumë për vëmendjen tuaj.