‘Miu i kanalizimeve e xhuxh hormonal’, zbulohen biseda të ish-drejtuesve të Barcelonës për Messin
Leo Messi nuk do të jetë i lumtur për lajmin e publikuar nga El Periodico, në të cilin rrjedhin biseda mes ish-bordit të Barcelonës, të drejtuar nga Josep Maria Bartomeu.
Në to, bordi sulmon dhe fyen futbollistët e Barcelonës, duke përfshirë Leo Messin dhe gjithashtu Gerard Pique dhe Sergio Busquets.
Janë biseda në grupet e WhatsApp-it, në të cilat ka pasur akses dhe në të cilat ka ndërhyrë Roman Gomez Ponti, në atë kohë shef i shërbimeve ligjore të Barcelonës, më kritiku nga të gjithë.
Gjithashtu të përfshirë në disa nga këto biseda ishin Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i klubit blaugran, Oscar Grau, i cili ishte CEO i klubit, drejtues si Jordi Moix, Oriol Tomaa dhe David Bellver, drejtori financiar Pancho Schroder dhe Javier Sobrino, drejtor i strategjisë dhe inovacionit.
Në lidhje me Messin, u zbulua një bisedë në WhatsApp midis Roman Gomez Ponti, në atë kohë kreu i shërbimeve ligjore të Barcelonës, me Bartomeu.
“Barto, me të vërtetë, nuk mund të jesh një person kaq i mirë me këtë miun e kanalizimeve”, i thoshte ai.
Gomez Ponti përmendi emra se si, sipas tij, Messi e ka dëmtuar klubin: “Nuk do të mund ta bëj kurrë, por shifrave të kontratës së tij duhet të shtojmë Pinto, rinovimin e Luis Suarez dhe atë të Jordi Alba, apo komisioni i rinovimit të Ansu Fatit”.
Veç kësaj, ish-anëtari i bordit shkon edhe më tej në fjalët e tij për Messin.
“Dhe mbi të gjitha, akumulimin e shantazhit dhe mosrespektit që klubi dhe ne që punojmë, e kemi vuajtur nga ky xhuxh hormonal që ia ka borxh Barcelonës jetën”, kishte thënë ai.