Mjalti i bletëve mund të zbulojë sesa i pastër është qyteti juaj
Një studim i ri ka zbuluar se mjalti i bletëve mund të ndihmojë në monitorimin e ndotjes në qytete.
Sipas këtij studimi, ato mund të ndihmojnë në identifikimin e burimeve të sakta të ndotësve mjedisorë, siç është plumbi, transmeton “lajmi.net”.
Studimi i botuar në revistën “Nature Sustainability”, ka analizuar mjaltin nga bletët urbane në gjashtë lagje.
Studiuesit kanë testuar për nivelet e të plumbit, zinkut, bakrit dhe elementeve të tjera dhe kanë kryer analiza të izotopeve të plumbit, të ngjashme me shenjat e gishtërinjve, për të identifikuar se nga ku erdhi plumbi.
“Lajmi i mirë është se përbërja kimike e mjaltit reflekton mjedisin e saj, i cili është jashtëzakonisht i pastër”, ka thënë Kate E Smith, kandidate për doktoraturë në Universitetin e “British Columbia” në Kanada.
“Ne gjithashtu gjetëm se përqendrimi i elementeve u rrit, aq më afër që arrinim në qendër të Vancouverit”, ka thënë Smith.
Ambienti në Vancouver është shumë më poshtë mesatares të vendosur mbarë botën në aspektin e pastërtisë, i cili përmban metale të rënda si plumbi.
Një i rritur në këtë zonë duhet të konsumojë çdo ditë më shumë se 600 gramë ose dy gota me mjaltë për të tejkaluar nivelet e tolerueshme.