Mjegulla në veri
Skënder Gashi
‘Mjegulla që po ndodh në territorin e Republikës së Kosovës, veriun e Mitrovicës, Zveqan, Zubin Potok dhe Leposaviq’
Sa më shpesh që të vizitohen këto komuna në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët e ndiejnë veten shpirtërisht dhe moralisht më të fortë sepse kjo mjegull që është paraqitur në pjesën veriore duhet të qartësohet sa më parë që qytetarët e Kosovës të jene pa stres dhe ta ndiejnë veten që janë të lirë në shtetin e tyre për jetën që i pret në të ardhmen.
Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) si çdo herë që kryen vizita, këtë herë bëri një vizite në komunat e territorit të Kosovës: Zveqan, Leposaviq, pastaj vazhduam rrugën në Boletin, Lipë dhe Kelmend. Gjatë vizitës me shoqëroi me veturë një mik i imi për afro dy orë. Vizituam kullën e Isa Boletinit, në Boletin, kur u afruam afër mendova që është një vend i harruar nga njerëzit, ku nuk qarkullonte asnjë njëri.
Miku im me tha po kthehemi se nuk qenka asnjë njëri. Unë këmbëngula që së paku një foto do ta bëj para kullës se Isa Boletinit, një njeri i madh i çështjes kombëtare. Kur u afruam afër, pamë derën të hapur dhe u gëzova pamasë.
Bëra disa foto në hyrje dhe brenda në kullë. Duke u nënshkruar në librin për te madhin Isa Boletini,u dëgjua një zhurmë në katin e dytë dhe një person u lëshua nga shkallet dhe erdhi tek ne në katin e parë.
Ai njeri kishte qenë nipi i Isa Boletinit,Gazmend Boletini. Së bashku morëm disa foto dhe biseduam për gjendjen aktuale politike të Republikës së Kosovës bashkë me të dhe me disa qytetarë tjerë.
Ajo çfarë me brengosi më shumë është përgjigja e qytetarëve të Republikës të cilët ishin mjaftë të stresuar, nga frika për proceset që po ndodhin në vendin tonë. Ata thanë që nuk po mund të bëjnë as gjumin natën siç duhet, pasi janë shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale politike dhe për mjegullën e paraqitur në publik, por unë u thash se kjo punë nuk mund të ndodh sepse ne i kemi aferë miqtë ndërkombëtarë si Amerika, Gjermania, Anglia, Austria pranë nesh dje në krahun tonë.
Ata nga përgjigja ime thanë se morën shpresë për të shpresuar në dite më të mira dhe për të mos u larguar nga trojet shekullore shqiptare. Pastaj vizituam Zyrën administrative në Kelmend-Lipë, ku takova shefin e Zyrës administrative, z. Lulzim Peci, me të biseduam rreh gjendjes politike në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Gjatë vizitës time, nuk hasa asnjë vështirësi apo pengesë.
Andaj ftoj institucionet e Republikës së Kosovës që të merren me çështjet shtetërore ashtu siç duhet, dhe të merren me problemet e qytetarëve në teori dhe praktikë, e jo të humbin kohë tri ditë me mbledhje të dështuara në Kuvendin e Kosovës për interesa të disa individëve dhe në fund të mos na sjellin asnjë rezultat, përkundrazi vetëm po i rrisin problemet dhe po i zgjatni proceset të cilat duhet të kryheshin qysh moti.
Siç duket dikujt kjo situatë po i konvenon sepse siç thotë fjala e urtë: “Ujku donë mjegull”.
Ju deputetët e Kosovës e keni votën nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të punoni për interesat e qytetarëve që u kanë dhënë votën e jo të bëni pazare në Kuvend për interesat e juaja personale siç po bëjnë disa deputet.
Ato i dimë të gjithë qytetarët e Kosovës, historia do të shkruaj për këto vepra herët apo vonë, mirë apo keq. Është e pamundur që Serbisë t’i marrim diçka e mos t’i japim asgjë. Ata janë armiq të përbetuar të popullit shqiptar. Ata kanë marr mjaftë troje e toka shqiptare, duke na lënë kështu siç jemi.
Mjaftë më me lojëra politike, qytetarët duhet të dinë për të ardhmen e këtij vendi. I bëjë thirrje presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Veseli, që të respektohet Kushtetuta dhe ligji, sepse sa më unik të jemi do të jemi më të fortë në dialog me Serbinë dhe Brukselin dhe Kosova do të jetë më krenare e kryelartë përballë çdo vështirësie.
Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ishte më këmbëngulëse, sepse problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zgjidheshin shumë kohë më parë.
Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë unik dhe të fortë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i arrijmë rezultatet që i synojmë.
*Autori i opinionit është kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK)