Mjekë ushtarakë nga Hungaria udhëtojnë për në Kosovë

30 maj 2023 | 13:40

Një ekip i mjekëve ushtarakë ka udhëtuar nga Hungaria për në Kosovë, për t’u kujdesur dhe kthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it, që janë plagosur gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë, raporton Shërbimi i Hungarisë i “Radios Evropa e Lirë”.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka njoftuar se 30 ushtarë të tij,  mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë  janë plagosur në përleshjet e një dite më parë.

Sipas KFOR-it, tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit”, por “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift i martuar dhe qeni i tyre jetuan falas…