Mjekët amerikanë vizitojnë komunën e Skenderajt
Organizata joqeveritare “Kosovo Hope” në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt kanë organizuar një vizitë me mjekë amerikanë, të cilët kanë qëndruar në shkollën fillore e mesme e ulët “Azem Bejta” në Prekaz.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Osman Veliu, kanë takuar mjekët amerikanë për t’i parë nga afër shërbimet që janë duke u ofruar qytetarëve.
Gjatë vizitës mjekët amerikanë e kanë nderuar Jasharin duke i dhuruar një flamur amerikan si dhe një dhuratë simbolike.
Kurse, i pari i Skenderajt ka falënderuar për kontributin që ka dhënë Amerika dhe vazhdon të jap në mbështetje të Kosovës.
Po ashtu, Jashari i ka nderuar mjekët amerikanë me dhurata simbolike.
Gjatë kësaj vizite mjekët amerikanë kanë vizituar pacientë dhe kanë shpërndarë barna falas.
Në këtë grup ishin mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë.
Të drejtë të vizitës kishin të gjithë qytetarët pa dallim dhe të gjitha moshat, si dhe personat që janë në procedurë për trajtim jashtë vendit, për konsulta paraprake.