Mjekët detyrojnë Rita Orën t’i anulojë koncertet
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka probleme shëndetësore. Për këtë arsye është detyruar të anulojë performancën në koncertin muzikor veror më të madh në Islandë “Secret Solstice”.
Ajo ka njoftuar fansat se mjekët i kanë këshilluar të mos sforcojë veten pasi ka një infeksion në gjoks, i cili duhet kuruar.
Me anë të një postimi në “Instastory”, Rita ka thënë se është e mërzitur për shkak se i ka zhgënjyer fansat.
“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem”.
“Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për çdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vjen keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”, ka shkruar Rita Ora.