‘Mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur në këtë kohë të pandemisë’
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit.
Ai ka thënë se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur në këtë kohë të trazuar nga pandemia Covid-19.
“E dimë se sa e rëndësishme është që në momente të vështira të kemi pranë një mjek profesionist që të na lehtëson dhimbjet”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Zemajt:
Lufta e tyre është për jetën. Sot janë njerëzit më human. Personalisht sakrifikojnë, sepse këtë ua kërkon edhe profesioni që kanë zgjedhur. Janë heronjtë e heshtur në këtë kohë të trazuar nga pandemia Covid-19.
E dimë se sa e rëndësishme është që në momente të vështira të kemi pranë një mjek profesionist që të na lehtëson dhimbjet.
T’u shprehim mirënjohje për humanizmi dhe punën e tyre të palodhur që bëjnë çdo ditë. Të nderojmë përgjegjësinë e tyre sociale për t’u shërbyer pacientëve dhe popullit.
Ju faleminderit mjekë dhe infermierë!
Mirënjohje pafundësisht!
Bashkë do të ja dalim!