Mjekët e Kosovës nuk po mund t’i marrin vaksinat në Shqipëri, shkak neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.
Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është i gatshëm të shkoj vet e të organizojë këtë vaksinim, ndërkaq tha se nëse nuk ndërmerret asgjë deri në ora 12:00, atëherë do të kontaktojë vet me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.
“Sot kanë shkuar dy doktorë dhe nuk u kanë jap vaksinat për shkak të neglizhencës së ministrisë sonë. Ata kanë kërkuar që të dërgohet lista e punëtorëve shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit, e Ministria jonë nuk i ka dërguar, kanë kërkuar që të organizohet në mënyrë institucionale. Si pasojë ata kanë shku, por i kanë kthy, ata sapo më thirrën prej Kukësit më thanë që janë duke pritur listën nga Kosova”, theksoi Syla.
Syla theksoi se nga Shqipëria janë siguruar vaksina për të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të frontit, e jo vetëm 50 siç ishte deklaruar më parë.
“Nëse nuk bëhet diçka pas orës 12:00 do t’i drejtohem vet Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Kontaktin e kam me ambasadorin Nait Hasanin që është duke u munduar shumë për këto raste. Ministri i Shëndetësisë nuk me ka kontaktuar, ai po merret me deklarata të mëhershme të z. Rama i cili i ka përmendur 50 vaksina, nuk është fjala për 50 vaksina, por për të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit. Unë nëse është nevoja si Federatë do të shkoj vet t’i organizojë. Vetëm një dje është vaksinu, pastaj të tjerët sot i kanë kthy”, tha Syla.
Gjatë ditës së djeshme, mjeku kosovar Blerim Feka e kaloi kufirin për tu imunizuar kundër coronavirusit.
Pasi regjistrohet, gjinekologu ka për t’u vaksinuar me kurën anti-covid të AstraZeneca për çka thotë se nuk hezitoi aspak.
“Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai.
Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.
Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane vendet e fundit.
së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen. Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.