Mjekët e Maradonës përfundojnë në gjyq
14 prill 2022
| 15:49
Pas ndarjes nga jeta të Diego Armando Maradonës në vitin 2020, të shumta kanë qenë aludimet lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.
Në ditët e fundit ngjarjet kanë marrë një tjetër kthesë, me prokurorët që po gjykojnë çështjen, të cilët kanë kërkuar gjykimin e 8 punonjësve të shëndetësisë që kujdeseshin për argjentinasin, me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.
Sipas asaj çka deklaron “Telam”, trupa hetuese mendon se mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ka çuar drejt vdekjes Maradonën.
Pritet të shihet se çfarë konkluzioni do të nxjerrin hetimet, dhe nëse do të zbardhet përfundimisht çështja e vdekjes së yllit argjentinas.