Mjekët e Prizrenit fillojnë vizitat e rregullta në shtëpitë e pacientëve

01 korrik 2019 | 16:14

Banorët e Komunës së Prizrenit, përkatësisht personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe janë në fazën terminale nga hëna do të kenë mundësi t’i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre falë shërbimit të kujdesit paliativ që ofrohet nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë së kësaj komune.

Ekipet mobile të kujdesit paliativ, të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, kanë filluar t’i kryejnë vizitat e rregullta tek shtëpitë e pacientëve për ofrimin e kontrolleve mjekësore dhe dhënien e terapisë apo këshillave mjekësore.

Në kuadër të këtij projekti, tashmë është krijuar një listë e pacientëve që kanë nevojë për kujdesin paliativ, ndërkaq pacientët e tjerë që kanë nevojë për këtë shërbim mund të lajmërohen në çdo kohë tek numrat e telefonit 045 300 723 dhe 045 300 726, në mënyrë që të regjistrohen dhe të përfitojnë nga ky shërbim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve në Komunën e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen…