Mjekët e PSG-së për Ramosin: Fizikisht është si një 25-vjeçar

09 korrik 2021 | 11:14

“Si Senor”. Kështu e prezanton PSG-ja mbrojtësin spanjoll Sergioo Ramos.

Mbrojtësi spanjoll është futbollist më i ri i ekipit francez dhe që tani mund ta themi se konsiderohet si një nga goditjet e kësaj merkatoje. Prej 8 ditësh ishte futbollist i lirë, sepse i përfundoi kontratë me Realin e Madridit, por nuk vonoi shumë dhe firmosi me skuadrën e Neymarit dhe Mbappesë.

PSG-ja ka një projekt të madh dhe mbrojtësi do të vazhdojë të luajë në nivele të larta, pavarësisht se është 35 vjeç. Këtë të mërkurë ai ka mbërritur në Paris ku kreu vizitat mjekësore dhe ka bërë fotot me fanellën me numrin 4.

Mjekët janë marr me Ramosin pesë orë gjatë testeve mjekësore dhe përfundimi ka qenë se ish kapiteni i Realit është në gjendje fizike si një 25-vjeçar. Spanjolli për 2 vite dhe rroga e tij do të jetë shumë e lartë, deri në 15 milionë euro në një sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur një rekord në realizmin…