Mjekët e QKMF-së në Prizren kanë kontrolluar 7 000 nxënës prizrenas
17 maj 2019
| 14:34
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se kanë përfunduar me sukses vizitat sistematike mjekësore në shkollat e kësaj komune. Ai ka bërë me dije se mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) kanë realizuar vizita mjekësore në 56 shkolla të Prizrenit.
“Falënderoj përzemërsisht mjekët dhe personelin përgjegjës për përfundimin e suksesshëm të vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkolla. Për një muaj e gjysmë, mjekët e QKMF-së janë angazhuar maksimalisht duke kryer vizita në 56 shkolla dhe kontrolluar mbi 7 000 nxënës, ku janë bërë 35 matje shëndetësore për të kontrolluar zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve”, ka deklaruar Haskuka.
/Epoka e re/