Mjekët ia nxjerrin nga barku pacientit shishen e shamponit
Një burrë është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për t’ji shpëtuar jeta – duke ia hequr shishen e plastikës së shamponit për flokë që i kishte mbetur në bark.
55-vjeçari nga Madhya Pradesh, Indi, kishte një shishe shamponi në abdomen, të cilën dyshohet se e kishte përpirë të tërën.
Mjeku Manoj Chowdhary arriti t’i largojë shishen gjatë një intervenimi kirurgjik. E ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qarkun Chhatarpur gjatë 16 majit, por nuk dihet sesi shishja e plastikës përfundoi në barkun e tij.
Ky nuk është rasti i vetëm që mjekët në Indi ballafaqohen me gjëra të pazakonte që i nxjerrin nga trupi i njeriut. Në shtator, mjekët në New Delhi nxorën nga barku i një 27-vjeçari një shishe deodoranti.
Ai kishte shkuar në spital me dhimbje të mëdha barku, e pas kryerjes së rëntgenografisë, është konstatuar se bëhet fjalë për shishe deodoranti që i kishte mbetur në bark.
Njëjtë sikurse rasti i fundit, edhe tek ky i ri nuk dihet sesi kishte përfunduar shishja në barkun e tij. /Telegrafi