Mjekët kinezë shkojnë në Arabinë Saudite për të ndihmuar në luftimin e Covid-19

16 prill 2020 | 14:52

Një ekip me ekspertë mjekësorë nga Kina ka shkuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

Ekipi përbëhet nga tetë ekspertë mjekësorë të specializuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë testimin e viruseve, sëmundjet infektive dhe mjekësinë tradicionale kineze.

Ata do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të ofrojnë trajnime për stafin mjekësor saudit për parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e COVID-19.

Ndërkohë, ekipi solli edhe pajisje mjekësore të dhuruara nga Rajoni Autonom Ningxia-Hui i Kinës, duke përfshirë maska, kostume mbrojtëse dhe kuti të testimit të acidit nukleik. /CRI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka theksuar se në…