“Mjekët në Kukës e serbët në Serbi për tu vaksinuar”, Latifi: Politikanëve në Prishtinë po u intereson veç kush çka po merr nga pushteti
Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka kritikuar politikanët kosovar duke thënë se atyre s’po u intereson asgjë përveç se kush dhe çka po merr nga pushteti, ndërsa mjekët shkojnë të vaksinohen në Shqipëri, e serbët e Kosovës në Serbi, shkuan Gazeta Metro.
Latifi i revoltuar ka kritikuar politikanët kosovarë, ndërsa ka theksuar se mjekët po shkojnë të vaksinohen në Kukës ndërsa serbët e Kosovës në Serbi.
“Mjekët kosovarë po marrin vaksinën anticovid në Kukës, serbët e Kosovës në Serbi, ndërkaq politikanët në Prishtinë merren me të vetmen gjë që realisht u intereson: kush ku po rehatohet në institucione e parti politike? Kush po bëhet ministër e kush zëvendësministër? Pse ky, e jo ai?”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Postimi i plotë:
Mjekët kosovarë po marrin vaksinën anticovid në Kukës, serbët e Kosovës në Serbi, ndërkaq politikanët në Prishtinë merren me të vetmen gjë që realisht u intereson: kush ku po rehatohet në institucione e parti politike? Kush po bëhet ministër e kush zëvendësministër? Pse ky, e jo ai? Kush po hyn në kryesi të filan partisë, e kush po mbetet jashtë? A po bëhet presidente Vjosa Osmani, a dikush tjetër? Kush hyri në Kuvend, e kush jo? E të tjera pyetje të këtij lloji, pyetje që na shpërfaqin faktin se në Kosovë veç një pyetje politike ka rëndësi: Kush çka merr nga pushteti?